E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet sekretarja e eurodeputetit italian
Lajme

Arrestohet sekretarja e eurodeputetit italian

Korrupsion për të favorizuar kompaninë kineze në Europë

Lucia Simeone, bashkëpunëtorja e deputetit të Parlamentit Evropian nga Forza Italia, Fulvio Martusciello, u arrestua nga autoritetet italiane, pas një urdhër arresti evropian të lëshuar nga drejtësia belge.

Ajo akuzohet për bashkëpunim në grupe kriminale, pastrim parash dhe korrupsion, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar që përfshin kompaninë kineze të telekomunikacionit Huawei.

Sipas informacionit të mediave italiane, hetimi ka nisur në Bruksel dhe lidhet me dyshimet për tentativat e korrupsionit ndaj deputetëve të Parlamentit Evropian, për të favorizuar interesat ekonomike të Huawei në Evropë.

Deri tani, hetimi ka çuar në arrestimin e 4 lobistëve të lidhur me gjigantin kinez të telekomunikacionit, të cilët dyshohet se kanë korruptuar rreth pesëmbëdhjetë eurodeputetë dhe ish-eurodeputetë të PE-së për të favorizuar interesat kineze në Evropë.

Megjithatë, deri tani, asnjë eurodeputet ose ndihmës nuk ishte hetuar zyrtarisht deri sa u përfshi edhe Simeone.

Gjatë një sërë kontrollesh në Parlamentin Evropian, hetuesit belgë kishin sekuestruar përkohësisht zyrat e dy asistentëve të lidhur me Forza Italia

Hetimi ka hedhur dritë mbi disa anëtarë të Forza Italia, përfshirë Martusciello, i cili është përmendur disa herë nga mediat belge.

Edhe pse emri i tij ka dalë në dritë gjatë hetimeve, Prokuroria Evropiane ka sqaruar se hetimi ndaj Martusciello vazhdon, por për momentin nuk janë lëshuar urdhra arresti për të. Sidoqoftë, ky rast ka tërhequr vëmendjen për përmasat politike dhe ligjore të tij, duke paralajmëruar mundësinë e zhvillimeve të tjera në ditët në vazhdim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.