E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrin në 684 numri i të prekurve nga koronavirusi në Gjermani
Publik News

Arrin në 684 numri i të prekurve nga koronavirusi në Gjermani

Po rritet me ritme të shpejta numri i të prekurve nga Koronavirusi në Europë.

Në Gjermanin 684 persona janë të infektuar nga koronavirusi, ndërsa në Spanjë numri ka arritur në 447.

Në ndryshim nga vendi iberik, që ka regjistruar edhe 8 të vdekur, në Gjermani nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi.

Në Gjermani numri i të infektuarve është 10 herë më i madh se një javë më parë, ndërsa renditet në vendin e dytë në listën e shteteve me më shumë të infektuar në Europë, pas Italisë.

Lufthansa, kompania më e madhe ajrore në Europë, ka njoftuar se do të përgjysmojë numrin e fluturimeve, për shkak të uljes së numrit të kërkesave.

Ndërsa në Spanja është shtyrë maratona e Barcelonës, që ishte planifikuar për në 15 mars.

Italia vazhdon të ketë numrin më të madh të të prekurve në Europë, ku mbi 3000 persona janë të infektuar nga koronavirusi, ndërsa kanë vdekur rreth 150 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.