E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsenali në konkurrencë me dy gjigandët italianë për talentin e Udineses
Sport

Arsenali në konkurrencë me dy gjigandët italianë për talentin e Udineses

Arsen Wenger ka piketuar talentin çek të Udineses, Jakub Jankto, si përforcimin e radhës për Arsenalin e tij. Por, për të mbërritur tek ai, londinezët duhet të përballen me konkurrencën e fortë të Juventusit dhe Milanit.

Dy skuadrat italiane ndjekin prej kohësh mesfushorin 21-vjeçar çek, madje kanë kërkuar edhe informacione në rrugë zyrtare të Udinese, që zotëron kartonin e tij, në lidhje me detajet e transferimit.

Jakub Jankto cilësohet si një nga talented më premtuesë të Serisë A, ndërsa sot gjeti edhe golin, në përballjen me Perugian, në Kupën e Italisë.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro nga friulianët, por me interesimin e disa ekipeve, mund të ketë një rritje të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.