Arta Marku, shigjeton ashpër politikën: I ka dhënë të drejtën vetes që…
Me mesazhin e fortë të vijojnë punën të pandikuar nga politika, kryeprokurorja Arta Marku e ka akuzuar këtë të fundit, se jo vetëm ka “ndërhyrë në punët e organit të akuzës, por edhe se i ka dhënë të drejtëm vetes të gjykojë cështjet që i takojnë prokurorisë”.
Deklaratat e Markut janë bërë sot në Shkodër, në analizën vjetore te Prokurorise se rrethit dhe asaj te Apelit.
“Ky ka qenë vit jo i lehte sepse i jeni nenshtruar vettingut. Ia keni dale pavaresisht veshtiresive. Pavaresi nuk do të thotë kaos, ndaj kerkoj me shume nga ju dhe te jeni te pavarur dhe te pandikuar ne punen tuaj. Mos e shihni vetingun si ndeshkim. Keni mbeshtetjem time dhe te nderkombetareve”-ka thënë Marku.
Sipas saj, “Ne shume çeshtje politika ka nderhyre ne punet tona por ju keni vazhduar punen tuaj”.
“Shpeshhere jeni ndjere te pasigurt dhe kjo padyshim qe ka ndikuar ne punen tuaj. Ne qendër te debateve apo konflikteve politike ka qene prokuroria. Politika i ka dhene te drejten vetes per te gjykuar çdo çeshtje tonën”- ka thënë ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



