E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Fuga i bën 3 pyetje Shahinit: E ke llogaritur sa mund të vdesin nëse hapen universitetet?
Publik News

Artan Fuga i bën 3 pyetje Shahinit: E ke llogaritur sa mund të vdesin nëse hapen universitetet?

 

“Me vendimin e pabazuar, e pakonsultuar, e papërgjegjshëm të hapjes të universiteteve pavarësisht gjendjes të pandemisë vrastare, Besa Shahini vulosi atë tradhëti të madhe që shteti u ka bërë rinisë studentore, arsimin universitar, shkencësh në Shqipëri, pedagogëve dhe përgjithësisht intelektualëve dhe artistëve”.

Kështu shkruan akademiku dhe Profesori Artan Fuga lidhur me vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini për rihapjen e universiteteve dhe kthimin e studentëve në auditore.

Ky vendinm sipas Fugës është një tradhëti e madhe që shteti i ka bërë rinisë, ndërsa vijon më tej duke i drejtuar ministres edhe 3 pyetje. “E ka llogaritur sesa prej tyre mund të vdesin nëse ky vendim vihet në jetë pa pasur parasysh gjendjen virusologjike të vendit? Nëse kjo ndodh, a nuk do të ishte një vrasje masive e paralajmëruar që do të duhej të parashikohej kështu në kodin penal si përgjegjësi e administratorit publik për shëndetin publik?”, këto janë 2 prej pyetjeve të Fugës drejtuar ministres.

Shkruan Artan Fuga: Me vendimin e pabazuar, e pakonsultuar, e papërgjegjshëm të hapjes të universiteteve pavarësisht gjendjes të pandemisë vrastare, Besa Shahini vulosi atë tradhëti të madhe që shteti u ka bërë rinisë studentore, arsimin universitar, shkencësh në Shqipëri, pedagogëve dhe përgjithësisht intelektualëve dhe artistëve!

Pyetja ime është : E ka llogaritur sesa prej tyre mund të vdesin nëse ky vendim vihet në jetë pa pasur parasysh gjendjen virusologjike të vendit?

Pyetja ime është : A ka rektor dhe dekan që do të kishte guximin të merrte përsipër këtë vrasje të mundëshme masive duke pretenduar që do të kishte marrë masat sanitare, higjenike, dizenfektuese, sikurse ja u lë “kopilin në derë” ministria e arsimit?

Pyetja ime është : Nëse kjo ndodh, a nuk do të ishte një vrasje masive e paralajmëruar që do të duhej të parashikohej kështu në kodin penal si përgjegjësi e administratorit publik për shëndetin publik?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.