E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Fuga : Ngjarjet e hidhura kujtesa i fshin, si nuk tha njeri…
Publik News

Artan Fuga : Ngjarjet e hidhura kujtesa i fshin, si nuk tha njeri…

Tre vite më parë, më 18 maj 2017, kreu i PD dhe kryeministri socialist Edi Rama firmosën një pakt që e çoi vendin në zgjedhje me ministra teknikë dhe një sërë kushtesh të plotësuara për opozitën që kërkonte monitorim të proçesit.

Akademiku Artan Fuga, thotë se kjo është një nga ato ngjarje që duhet harruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan: “Ngjarjet e hidhura thote Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thurr hymne harresës! Lëre pastaj ngjarjet e trishta, të dëmshme, pa transparencë, fyese, zhgënjyese !”

Postimi i Artan Fuga

Hymni i harresës!

Media të ndryshme sot përkujtojnë paktin Rama – Basha të tre viteve më parë!

Nuk kuptoj se çfarë ka për t’u përkujtuar!!!

Kujtonin pra edhe ditën e ardhjes të letrave të Politbyrosë në 48 ku denoncohej klika e Titos!

Mirë atëhere kujtoni edhe takimin në Jalta midis Stalinit, Ruzveltit dhe Curcillit!

Ose ditëlindjen e Emirit të Katarit!

Apo ditën e formimit të Shtabit të Përgjithshëm në Labinot!

Ose mbërritjen e Anijes Kozmike në Hënë!

Ngjarjet e hidhura thote Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thurr hymne harresës!

Lëre pastaj ngjarjet e trishta, të dëmshme, pa transparencë, fyese, zhgënjyese !

Si nuk tha një media : Harrojeni!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.