Artan Hoxha denoncon kompaninë e drejtorëve të Bashkisë: Shikoni ç’kanë bërë me ish-Kinostudion

Kompania e drejtorëve të bashkisë së Tiranës, “5D”, në vitin 2022, pasi skualifikoi 11 firma të tjera me përvojë dhe emër, rrëmbeu tenderin e një projekti në ish-Kinostudio, së bashku me kompaninë tjetër “Bami”.

Gazetari investigativ Artan Hoxha filmoi prej tetorit 2022 dhe deri sot pamjet e punimeve që zgjatin prej gati dy vitesh, edhe pse tabela tregonte se zgjatja e punimeve ishte 12 muaj kalendarikë. Hoxha, duke komentuar këto pamje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se kompania “5D” preu ullinjtë shekullorë, prishi ndërtesat e ish-Kinostudios dhe gropozi aty inertet dhe dherat, duke mos i çuar as në Sharrë.

“Nga rruga nuk duket se ka mur të lartë. Ajo pjesë ka qenë me ullinj dhe u shembën shumë godinë. Kjo pamje është në tetor 2022.

Punonjësit e kompanisë “5D” kanë punuar prej tetorit 2022 dhe kanë shembur shumë godina që ka patur ish-Kinostudio. Këtë filmim unë e kam ndjekur prej dy vitesh.

Ato inertet si rregull duheshin çuar në Sharrë se është 29 euro toni për dherat. Këta nuk i çojnë fare as në Sharrë dhe kursejnë edhe karburant. Kanë hapur një gropë pasi kanë prerë ullinjtë dhe groposin në tokë internet. Ky filmim është i 24 dhjetorit 2022.

Pasi morën internet dhe i groposën, prenë ulinjtë shekullorë, sollën dhe nga një vend tjetër ku po ndërtonin. Në janar 2023 erdhi pjesa tjetër e dheut.

Tabela e punimeve thoshte se investitori është bashkia Tiranë dhe zbatuesi është “5D”. Fondi është 4.2 milionë euro për 300 metra rrugë maksimumi. Ata do të bëjnë rrugën, një lulishte. I bie 12 milionë euro kilometri.

Artan Hoxha denoncon kompaninë e drejtorëve të Bashkisë:

Nuk dhanë datë fillimi dhe mbarimi, por thanë vetëm 12 muaj kalendarik.

Artan Hoxha denoncon kompaninë e drejtorëve të Bashkisë:

Këto ditë meqë është bërë zhurmë, është bërë zgjerimi i rrugës, janë shembur muret, do të jetë një lulishte dhe rrethrrotullimi. Aty janë nja 20 kamionë të rëndë dhe ndoshta duan ta mbarojë se u bë zhurmë të madhe”-tha Hoxha.

Publikuar nga Publik Media