E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha ironizon: Kur ‘zbatuan ligjin’ pse Shullazi shkoi në burg dhe Cyrbja u bë deputet?
Sot

Artan Hoxha ironizon: Kur ‘zbatuan ligjin’ pse Shullazi shkoi në burg dhe Cyrbja u bë deputet?

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas deshmise se dhene sot ne procesin ne ngarkim te Emiljano Shullazit nga ana e deputetit Jurgis Cyrbja, ish-kreu i Hipotekës ne Durres ne kohen qe Shullazi arriti te merrte Vollgen.
Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje.

Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai takuar me Emiljano Shullazin.

Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.

“Ku eshte problemi ketu kur qenka “zbatuar ligji”???!!! Pse Shullazi u fut ne burg dhe Cyrbja u fut deputet ne Parlamentin e Shqiperise?!!!!”- shkruan me ironi gazetari.

Postimi i Artan Hoxhes

Deputeti i ri i PS-se, Jurgis Cyrbja(ish-drejtori i hipotekes ne Durres) tha sot para gjykates:”Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën(ish-hotel Vollgen) i kam thene se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e probes”…
,…Shullazi i paska shkuar deri poshte shtepise ne Shijak(imagjinoni me sa mjete dhe njeres leviste Shullazi), dhe ky i ka thene “do zbatoj vetem ligjin”… hajde deputet hajde… Dhe Shullazi qe i eshte pergjigjur:”Edhe une per zbatimin e ligjit jam ketu”….
Pastaj ky “zbatoi ligjin” duke rregjistruar pronen!!!!
Po mire, ku eshte problemi ketu kur qenka “zbatuar ligji”???!!!
Pse Shullazi u fut ne burg dhe Cyrbja u fut deputet ne Parlamentin e Shqiperise?!!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.