Artan Hoxha publikon fotot/ Momenti kur Ndue Nika dëgjon urdhërin për vrasjen e të birit
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga momenti ku babai i një prej protestuesve të vrarë më 21 janar, Aleks Nikës ka dëgjuar audio-përgjimin dhe urdhërin vrasjes të të birit.
Babai i Aleksi Nikës, Ndue Nokës, nëna, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, Hoxha u shpreh se janë ende duke pritur përgigje për skuadrën që pushkatoi Aleskin më 21 janar 2011.
“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke dëgjuar në diktofon urdhërat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve më 21 janar 2011.
Mes 4 të vrarëve të asaj të premte të ftohtë janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, që kishte dalë të protestonte kundër korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes.
Disa dite më parë, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nëna, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende një përgjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit”, shkruan ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



