E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha rrëfen të pathënat e atentatit në tentativë ndaj Preng Gjinit
Lajme

Artan Hoxha rrëfen të pathënat e atentatit në tentativë ndaj Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi atentatin e parandaluar ndaj Preng Gjinit, duke e lidhur ngjarjen me një konflikt të hershëm mes dy familjeve.

Sipas tij, bëhet fjalë për një histori të gjatë hakmarrjeje mes fisit Reçi dhe familjes Gjini, e cila ka nisur për shkak të humbjes së një ngarkese heroine.

Në deklaratën e tij në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha u shpreh:

“Kjo është ngjarje që parandaloi një atentat të rradhës. Është histori gjakmarrje që ka nisur për shkak të një ngarkese heroine, kemi patur atentate në Romë, Bruksel, Tiranë, Rrëshen. Hakmarrja midis fisit Reçi dhe familjes Gjini.

Ka nisur për humbjen e një ngarkese, është dhënë ngarkesa, por personi që ka dhënë paratë, më pas i ka grabitur.

Rasti i fundit, policia nuk ka dhënë shumë deatej si e ka gjetur Euglen Burakun, 38 vjeç nga Durrësi, që u kap në fshatin Stajk të Vaut të Dejës. I është gjetur minë e komanduar dhe fotografia e Preng Gjinit.

Ai qëndron më shumë jashtë sesa brenda. Kujtoni ngjarjen te Irfan Tomini, në mes të urës. I mbijetoi atij atentati, me sa duket ata që dështuan në 15 shtator 2020, kanë tentuar të përsërisin të njëjtën gjë.

Personi ka thënë që minën e ka lënë diksuh tjetër në makinën time. Kanë shkuar te Eduart Përgjoka, në banesën e tij janë gjetur telefona, karta sim, fara kanabisi. E rëndësishme është që u arrit të parandalohej. Personat e interesuar për ta eleminuar, kanë ruajtur lëvizjet e tij. Është një sage ngjarjesh që nuk po mbyllet.

SPAK ka shpallur në kërkim Edison Reçin, e ndaluan në Dubai por nuk është ekstraduar.

Nëse e dëgjon këtë, duket si Shqipëri tjetër, por në fakt kjo është Shqipëria reale. Qarku i Lezhës është ndër më problematiket që ka Shqipëria.

Po marrin jetë njerëzish, madje edhe jetë njerëzish të pafajshëm”, tha ndër të tjera Hoxha.

Ngjarja e fundit, sipas gazetarit, është vetëm një episod i radhës në një zinxhir të gjatë përplasjesh, që kanë prodhuar atentate në disa vende dhe që vijojnë të mbeten të hapura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.