E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Koni thirrje Ramës: Çfarë ndodhi me bonusin për stafin në vijën e parë të luftës?
Publik News

Artan Koni thirrje Ramës: Çfarë ndodhi me bonusin për stafin në vijën e parë të luftës?

Mjeku i njohur kirurg, Artan Koni i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të firmosë një VKM për rritjen e rrogave të personelit mjekësor që nesër, e të mos bëjë premtime që ai i quan ‘boshe’.

Artan Koni-kritikat

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku Koni thotë se rritja e rrogave, sipas premtimit të Ramës, është fare pa ndikim për buxhetin, sepse personel mjekësor është i pakët, për shkak të eksodit të tyre.

POSTIMI I PLOTE

Edi Rama premton rritje pagash per personelin mjekesor.

1- kur ke eksod kaq te madh mjekesh, padyshim qe rrogat e atyre qe mbeten mund t’i rrisesh pa influencuar buxhetin.

2- meqe kemi eksod, perse ben premtim fushate? Pse jo qe neser? Ke me pak mjeke, buxhetin e shendetesise e ke njesoj…rriti qe neser psh.

3- cfare ndodhi me bonusin e premtuar per stafin ne vijen e pare te luftes kunder COVID, apo e perdoren ata qe shkuan me charter per t’u kuruar jashte shtetit??

Mos bej më premtime boshe, beje fakt te kryer, firmos nje VKM…qe neser !!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.