Artikulimi i Blendi Fevziut e PAPRANUESHME!

Ylli Manjani

Kam shumë respekt për Blendi Fevziun. Është gazetari më punëtor që njoh. Merret me çdo detaj për çdo emision që Ai bën.

I paparë është, me thënë të drejtën.

Por teza që ka artikuluar dje tek Ylli Rakipi kundër njerëzve që merren me biznes është e PAPRANUESHME.

“Bisnesmenët kanë më shumë përgjegjësi se pushtetarët”, është tezë anti kapitalizëm.

U çudita kur e dëgjova në youtube. Nuk e besoja dot që është Fevziu që e artikulon këtë gjë. Ca më keq, “vëretjet” e Fevzos për biznesin ishin “familjariteti” dhe “mungesa e intelektualizmit”…

Ua ua ua.

Kjo ishte vërtetë shumë!

Një shoqëri normale, me një minimum kulture kapitaliste dhe demokracie nuk mund të pajtohet me këtë tezë.

Prezumimi duhet të jetë i thjeshtë: përgjegjësinë për çdo punë e shërbim publik e mban qeveria dhe jo biznesi.

Nëse ikim nga ky prezumim, marrim automatikisht në mbrojtje korrupsionin dhe politikanin hajdut!

Bisnemeni paguan çmimin e korrupsionit që vendos politika në dy rrethana: si baksish për “nderin”, ose si pagesë e kushtit të vënë për të marrë punën. Në të dy rastet ai është viktimë dhe jo zemra e korrupsionit.

Thirrjet për të burgosur bisnesmenë që të luftohet korrupsioni, janë njësoj si të kërkosh të dënosh dhunën duke dënuar të përdhunuarin.

Biznesmeni nuk ka asnjë faj që administratori publik apo politikani që qeveris vjedh dhe nuk bën punën në interes publik.

Mos ndërtimi i inceneratorit të Tiranës, që Fevzo e merr si shembull ilustrues, është direkt përgjegjësi e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Nuk ka dashur Ai të bëhet incenerarori, se po të donte do ishte në punë sot. Siç po tregojnë edhe faktet e zbuluara, bashkia e Tiranës paska patur qëllim incenerimin e parave publike dhe jo të mbetjeve.

Nuk ka bisnemen që e lan përgjegjësinë e Erion Velisë!

Publiku paguan zyrtarin e politikanin dhe jo bisnesmenin. Ndaj dhe llogari i kërkon atij që paguan. Ky është prezumimi tjetër nga i cili nuk mund të largohet kurrë një shoqëri e kapitalit dhe me minimum demokracie.

Shoqëria që lufton bisnesin përfundon në komunizëm.

Nuk po përmend këtu tezat anti biznes familjar apo të biznesmenëve që s’janë intelektualë. Të dyja janë teza të frikshme dhe krejt pa sens.

U surprizova shumë nga këto teza që ka artikuluar Fevzo.
***
Binzesi, veçanërisht biznesi familjar është pasuria jonë më e madhe kombëtare. Politika e përgjegjshme duhet thjesht ta lerë të lirë të zhvillohen, nëse nuk e ndihmon dot të zhvillohet.

Çdo luftë kundër biznesit është luftë kundër pasurisë, kundër punës, kundër zhvillimit. Pavarësisht sa klasë shkollë ka bisnesmeni, bisnesi është e vetmja garanci e zhvillimit shoqëror.

Publikuar nga Publik Media