As mësim, as futboll / Me këto kushte kampionati do të shtyhet
Mësim nuk do të zhvillohet, as futboll jo. Ky duket se do të jetë vendimi i detyruar i Federatës Shqiptare të Futbollit për fundjavën e ardhshme futbollistike në vend.
Duke marrë parasysh se shumica e qyteteve shqiptare janë nën ujë dhe me rrugë të bllokuara, pritet që kampionati të pezullohet për këtë javë. Moti vështirë se do të ketë përmirësime deri në fillim të javës tjetër, sepse priten shira të rrëmbyer në të gjithë territorin. Stadiumet tona nuk janë si “Allianz Arena” dhe në kushte të tilla lojtarët rrezikojnë të dëmtohen. Deri tani dihet se ndeshjet e fundjavës do të nisin në orën 13:00 dhe jo 14:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



