E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asgjë e re  nga ballkoni  i spitalit të kryeministrit për afrikanët  lëkurëbardhë tê Ballkanit
Publik News

Asgjë e re nga ballkoni i spitalit të kryeministrit për afrikanët lëkurëbardhë tê Ballkanit

Po respektoj karantinen maksimalisht. Dola të blej nja dy gjera që duhen dhe vura re që njerezit nuk kanê me frikë me vdek.
As që u pelciste fare per maska, per distancē, per masa sigurie, per shendet, pra thjesht janë lodhur, janë të rraskapitur.

Unë nuk kam qenë ndonjehere në burg, por me ç’me kanë treguar ata që kanê qenë dhe nga filmat qe kam pare kam vene re se njerezit qe dalin per te blere ne keto dite karantine jane njelloj si ata qe dalin ne burg per ajrosje. te hutuar, Te lodhur, gati per sherr, cigare qe kafshohet fort nga filtri dhe perfundon me pese te thithura, njerez qe e ngulin gjate shikimin tek ti por as qe e kane mendjen fare tek ti. Ty te duket vetja aty tek lagaj ku je, sikur je duke ecur me kembe tek oborri i nje spitali onkologjik, ku te gjithe mund te jene portencialisht te vdekurit e pas disa diteve, ne varesi te zhvillimit te koleser se padukshme qe vret.

Uroj, shpresoj dhe lutem tek i madhi Zot qe qe ky virus i mallkuar te shporret sa me shpejt, por jam thellesisht i bindur se nese kjo histori zgjat dhe ia dalim te shpetojme gjalle prej Korones, do te kemi nje sasi te madhe njerezish te cmendur dhe me trauma te medha psikologjike. Kjo sepse ky popull kaq i vjedhur eshte aq i varfer sa mund ta denoje me vdekje ose me cmenduri te perhershme, thjesht idea qe ne nuk kemi asnje informacion se kur mund te mbaroje e gjitha kjo.

Teksa po shkruaja i trishtuar nga ajo qe pashe ne rruge, kete status kryeministri i vendit tim kish dale per te njoftuar nga ballkoni i spitalit te madh, pafuqine e tij per te na thene se sa prej nesh do te vdesim, dhe pafuqine e tij per te na treguar sesa do te zgjase e gjitha kjo. Me nje ze te maskuar mjeshterisht me dhembshuri prinderore, per te semuret e oborrit te spitalit te madh, ai na shpjegon teknikat e frenimit te shpirtit kur niset prej gjoksit te dale. Ai na meson nga dritarja e pavionit nga drejton sesi t’i kafshojme buzet dhe t’i shtrengojme dhembet fort, kur shpirti te provoje te na braktise.

Tek ekrani ngjitur me kameren qe e flimon lexon me kujdes artistik rrokjet qe i ka thurur vete me kujdes, gjate minutave kur eshte ulur dhe ka menduar si t’ua bej qe t’i qetesoj.
Kjo eshte nje lufte thote, qe asnje vend ne bote nuk e perballon dot dhe kjo eshte e vertete, por ka nje ndryshim te madh ndermjet atyre popujve dhe popullit tend o Ed.
Ti nuk mundesh ta ndalesh Koronen dhe ne kete e dime. Ti nuk e rregullon dot boten edhe kete e dime. Ti je i pafuqishem perpara kesaj gjeme shume here me te madhe se pavioni yt, edhe kete e dime.
E vetmja gje qe ti nuk e permend kurre, dhe nuk ke per ta permendur kurre, per ne “armiqte” e tu te perbetuar qe te urrejme dhe shpifim per ty eshte:

Perse na lodhe kaq shume ne keto 7 vjet? Perse ua shkrive afrikaneve lekurebardhe te Ballkanit edhe piken e fundit te dhjamit qe kishin ne trup? A nuk e di se ne cdo moment ne bote mund te ndodhe nje krize?

A ke dale ndonjehere nga pavionit yt te shohesh si jetojne zezaket lekurebardhe qe i qeveris jashte Vijes se Verdhe ne Tirane?

Perse nuk u le nje pike dhjam ne mish ta kene per nje dite te zeze?
Perse nuk le nje minimum imuniteti per nje skenar ferri si ky?
C’e mendon Zotin te cilit i drejtohesh ore e minute, si te ishe lauruar ne Vattikan a ne Meke, Brigadierin Tend apo ndonje Oligark qe punon per ty dhe pushtetin tend dhe mjafton ti t’i besh nje kerkese dhe Ai te na zgjidhe hallet ne? C’e mendon Zotin ti, qe na thua nuk ka shpetim vetem se nga Ai? Mos te ka ndonje koncesion apo PPP borxh ty, qe ta shpetoje popullin tend?

Ti, ti, ti, na rrope dhe na e shkaterrove jeten bashke me nje grusht oligarkesh te pangopur zuzare, per shtate vite rresht. Ti na e more shpirtin, na e thithe gjakun, na e shkrive dhjamin, na e rrope skalpin dhe tani del ne tv dhe ben si shpirt i keq dhe sikur je i prekur shume.

Ku ka neger ne bote, qe nuk kane rezerva te rrojne per dy muaj tre? E pra, populli yt eshte luajtur nga mendte, sepse i pashe ne rruge si te cmendur, me te gjitha hallet e botes mbi koke, i pashe te pashprese. Dhe kujdes, sa here u thua nuk e di sa do te zgjase kjo, i vret me shume se Korona, sepse nuk kane nga t’ia mbajne.
Ti vertete nuk ke c’tu besh zhvillimeve te medha te botes, por si cdo vend normal i botes, negerve qe i sundon, duhej minimalisht t’u kishe lene mundesine per disa muaj dhjam rezerve, per ta pritur mortjen te qete!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.