E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asgjë nuk zgjat përgjithmonë
Publik News

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë

Në vend të një urimi.

Nuk ju uroj dot vitin e ri. Kjo pasi nuk dua që të normalizoj një situatë aspak normale. 51 të vdekur; mbi varrin e të cilëve nuk ka mbirë akoma bari. Familje të tëra që jetojnë në qiell të hapur, në temperetura që shkojnë deri në -2 gradë. Me qindra të tjerë që do hidhen në rrugë pas 3 janarit, sepse qeveria nuk paguan hotelet ku i ka akomuduar. Pensionistë që festojnë me 3 mijë lekë.
Dhe më e keqja akoma, na duhet të durojmë edhe propagandën e fëlliqur të atyre që hiqen sikur janë afër viktimave e të varfërve. Ata që janë përgjegjësit kryesor për gjëndjen e mjeruar të atyre që përmenda më lart. Dhe sot flasin për ringritje, për rindërtimin; ata që dje erdhën në pushtet duke premtuar rilindje.
Prandaj nuk ju uroj dot vitin e ri.
Atyre që u larguan nga kjo botë i uroj që t’i ketë mbuluar mëshira e Zotit të botëve. Të sëmurëve i uroj shërim. Të pastrehëve mburojë. E të mbijetuarve durim.
Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Ditë më të mira do vinë./ Genc Sejko

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.