Askush nuk flet për drejtësinë!
Dëgjojmë që flasin për çdo gjë por askush nuk flet për drejtësinë!
Aktualisht sistemi drejtësisë po lëngon.
Nga të dhënat e fundit sistemit gjyqësor i mungojnë 45% e gjyqtarëve!
Afërsisht mungojnë edhe organin e prokurorisë.
Nëse një qytetar sot nis një çështje gjyqësore civile, minimalisht vetëm në gjykatë e shkallës parë i duhen disa 2 deri 3 vite të përfundoje nëse nuk ka fatin e keq që gjyqtari çështjes të përjashtohet nga vetingu. Dhe ta rinise çështjen nga e para pasi ka pritur me vite të tëra.
Në gjykatën e Apelit tashmë një e vetme në Tiranë, duhet të prese minimalisht 6 vjet për të marrë një vendim përfundimtar.
Por nëse çështja rekursohet në Gjykatën e Lartë duhet të prese akoma edhe 6 vjet të tjera. Nëse ka fatin përfundon me kaq por nëse ka shkelje procedure nga gjykatat atëherë çështja rikthehet për gjykim dhe kjo nuk është më drejtës,i por kalon në tragjedi.
Tragjedi sepse, një qytetar i që ka nisur procesin gjyqësor civil në moshën 50 vjeçare nuk ka për ta parë kurrë një vendim gjykate!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



