E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkon në vendngjarje
Lajme

Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkon në vendngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar këtë mbrëmje në vendin e ngjarjes të atentatit të atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë, ku mbeten të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Nano ka zhvilluar dhe një takim me strukturat e policisë në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e Departamentit të Policisë Kriminale që të bëhet një analizë e fakteve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Dyshohet se ishte objektivi i atentatit në Fushë-Krujë, dalin pamjet e Brilant Martinaj nën shoqërinë e Stresit

Brilant Martinaj, 22-vjeçari, që mbeti i vrarë në atentatin me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës rezulton të jetë shok me këngatarin e njohur të muzikës rep, Stresi.

Martianaj është parë shpeshherë në postimet në rrjete sociale me këngtarin e njohur, siç është dhe kjo video e fundit e takimit mes të dyve.

Martianaj është parë shpeshherë në postimet në rrjete sociale me këngtarin e njohur, siç është dhe kjo video e fundit e takimit mes të dyve.

Nga pamjet ata shihen në krahë të njëri tjetrit në një berberhane që dyshohet se është në Kosovë, ku Martinaj qëndron i ulur në kolltukun e sallanit estetik, ndërkohë që Stresi qëndron në këmbë.

Dyshohet se pas vrasjes së efektivit Xhuljo Prela, krim për të cilin Martinaj ishte shpallur në kërkim, ai është larguar drejt Kosovës për t’i shpëtuar prangave.

Kujtojmë se Martinaj u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda shtetasit Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, ndërkohë që Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Brilant Martinaj dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.