E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati tronditës në Lezhë, si nisi historiku i hakmarrjes që në 2016
Lajme

Atentati tronditës në Lezhë, si nisi historiku i hakmarrjes që në 2016

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e rëndë të ndodhur në Lezhë, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar tre personat e dyshuar si autorë të krimit. Ata janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me motive hakmarrjeje. Dyshohet se kjo ngjarje mund të jetë vazhdim i një konflikti të hershëm mes dy familjeve.

Emri i Kreshnik Mujecit rezulton i njohur për organet e drejtësisë. Në vitin 2017, ai është arrestuar së bashku me të afërm të tij, pasi akuzohej për përfshirje në vrasjen e Gegë Mhillajt, një ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2016.

Nga informacionet që qarkullojnë në vijim të hetimeve, dyshohet se personat e shpallur në kërkim janë familjarë të viktimës së asaj ngjarjeje, çka përforcon edhe më tej pistën e gjakmarrjes si motiv i mundshëm i atentatit të fundit.

Ndërkohë, pavarësisht kontrolleve të shumta dhe operacioneve në terren, policia nuk ka arritur ende të lokalizojë asnjërin prej të dyshuarve. Kërkimet vijojnë intensivisht, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat dhe rolin e secilit në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.