E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Athinë, sulm me bombë ndaj kompanisë së hekurudhave
Lajme

Athinë, sulm me bombë ndaj kompanisë së hekurudhave

Një bombë me fuqi të konsiderueshme shpërtheu në orën 21:30 (ora locale) në zyrat e Hellenic Train, në Avenue Syggrou.

Rreth 37 minuta para shpërthimit ka pasur një telefonatë në media online, ku njoftohej sulmi.

Telefonata është bërë në orën 20:53  dhe personi i panjohur ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash. Në të vërtetë, rreth orës 21:30 shpërtheu pajisja shpërthyese . Raportimet tregojnë se shpërthimi ishte aq i fortë sa u dëgjua deri në sheshin Sintagma.

Kamerat e një biznesi pranë Hellenic Train, në Avenue Syggrou, ka fiksuar momentin e shpërthimit të bombës që u vendos nga persona të panjohur dhe shpërtheu në orën 21:30.

Një moment më parë, në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë shpine. Sipas të njëjtave informacione nga mediat greke, çanta e shpinës ka edhe një shtizë. Në vend ka një prezencë të madhe të forcave policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.