Aty te inceneratorët është mafia e ulur këmbëkryq
In-ce-ne-ra-torët!
Nuk ka çështje tjetër që kërkon zbërthim ligjor dhe përgjegjësi penale.
Aty është mafia e ulur këmbëkryq.
Është po e njëjta mafie që trafikon drogë, përplas dhunshëm shqiptarët në emër të larjes së hesapeve, shpopullon vendit e madje shet edhe kufinjtë shtetërorë.
Po u zbërthye mafia e incenerimit del ashiqare mafia.
Parlamenti i së enjtes, Dick Martin, “fajin e ka Berisha” e propaganda e Yurit janë thjesht kolla që fsheh pordhët.
Skema e inceneratorëve tregon thelbin e gjësë. E kuptoni apo jo?
Lidhen kontrata për incenerim, po s’ka inceneratorë. Vjedhja e parë.
Pastaj i futën paratë që vodhën në skemë evazioni për të vjedhë edhe taksat. Vjedhja e dytë.
Kjo nuk është më shpërdorim i detyrës, por vjedhje dyfish në detyrë!
Krim i organizuar deri në detaj.
Krim financiar, urban e mjedisor.
Veprimtari e pastër mafioze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



