E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austri/Vrau një kryebashkiak, gjendet i vdekur 56-vjeçari
Lajme

Austri/Vrau një kryebashkiak, gjendet i vdekur 56-vjeçari

Është gjetur i vdekur në një pyll 56-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Franz Hofer, kryebashkiakut të Kirchberg ob der Donau si dhe një personi tjetër, më 28 tetor.

Zbulimi vjen pas kërkimeve intensive të policisë austriake prej disa ditësh, me helikopterë dhe 250 oficerë të angazhuar.

Policia tha se operacioni në Rohrbach përfundoi, pasi vrasësi i dyshuar Roland Drexler, u gjet i vdekur.

Sipas gazetës “Heute”, trupi i 56-vjeçarit u gjet në një kanal pranë një shpelle në pyll.

Mediat e  huaja, të cilat citojnë autoritetet vendase, thonë se 56-vjeçari, i cili njihej si gjuetar dhe i apasionuar pas teorive konspirative, kishte një listë me emrat e 48 personave të tjerë, të cilët planifikonte t’i vriste.

Policia austriake beson se arsyeja pse Drexler vrau kryebashkiakun Hofer dhe një tjetër person, mund të ketë qenë një mosmarrëveshje mes tyre për të drejtat e gjuestisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.