E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autobusët e “GreenLine” ecin me dyert e hapura, asnjë siguri për pasagjerët
Lajme

Autobusët e “GreenLine” ecin me dyert e hapura, asnjë siguri për pasagjerët

Denoncime të shumta kanë mbërritur në redaksinë tonë për autobusët e linjës “Green Line” që ecin me dyert e hapura.

🎥Shiko Videon

Qytetarët thonë se autobusët nuk janë të pajisur me kondicionerë dhe temperaturat brenda janë shumē herë më të larta se jashtë.

Por për t’u “freskuar” shoferët hapin dyert e autobusëve edhe gjatë kohës që janë në lëvizje.

Pasagjerët nuk janë aspak dakord me këtë mënyrë “ajrosje” e “freskimi” pasi në autobus udhëtojnë edhe të moshuar e fëmijë që rrinë pranë dyerve dhe duke qenë të hapura mund të rrëzohen pasi nuk ka asnjë siguri.

Qytetarët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme pasi kjo problematikë është bërë serioze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.