Video/ Autobusi del nga rruga te “Pallati me Shigjeta”
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, ku një autobus i transportit urban ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa automjete të parkuara në anë të rrugës.
Pamjet e para nga vendngjarja tregojnë mjetin e madh të devijuar nga korsia, ndërsa pranë tij shihen makina të dëmtuara dhe qytetarë të alarmuar.
Sipas raportimeve të para, ende nuk ka të dhëna për të lënduar, por shpresohet që ngjarja të ketë kaluar pa pasoja për njerëzit. Forcat e policisë dhe emergjencës ndodhen në vendngjarje.
Aksident horror në Tiranë, urbani merr para një person me biçikletë
Nga pamjet dallohet një autobus urban i cili ka marrë para një person me biçikletë, duke përfunduar në trotuar.
Autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me makinat e parkuara.Ndërkohë që në vendngjarje ka ambulance dhe makina policie.
Ky është vetëm një tjetër alarm për gjendjen e transportit urban në kryeqytet.
Pavarësisht se është folur shpesh për defektet teknike, problemet me mirëmbajtjen dhe mungesën e kontrolleve periodike, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë serioze. Madje, sa herë që janë bërë denoncime për gjendjen e autobusëve, denoncuesit janë cilësuar si “gjobëvënës” apo “përhapës paniku”.
Faktet tregojnë të kundërtën: autobusët e Tiranës po kthehen në rrezik publik, ndërsa qyteti vazhdon të lëvizë çdo ditë me mjete të amortizuara, që në çdo moment mund të shkaktojnë tragjedi.
Publik.al do të vijojë të informojë me detaje të reja sapo të raportohen nga autoritetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



