E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Av Goxhaj: Emërimi i Metanit, mbyll ciklin e kapjes absolute të Qeverisjes së Drejtësisë nga Soros
Publik News

Av Goxhaj: Emërimi i Metanit, mbyll ciklin e kapjes absolute të Qeverisjes së Drejtësisë nga Soros

Kuvendi sapo emëroi në postin kyç të Kryeinspektimit të Lartë të Drejtësisë Koordinatorin e Soros për Drejtësinë Artur Metani, dhe njëkohësisht vëllai i ish Ministres Eglantina Gjermeni!
Ky emërim e mbyll ciklin e kapjes absolute të Qeverisjes së Drejtësisë nga Soros:
1. Kreu i KLP ishDrejtori i Qendrës së Drejtësisë së Soros; Gent ibrahimi!
2. Kreu i KLGJ ishDrejtori i Programit Soros për Ndihmën Ligjore Naureda Llabani.
3. Inspektori i Lartë i Drejtësisë
ishDrejtori i Qendrës së Drejtësisë së Soros; Artur Metanii!

Sot u emërua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë vartësi i Edi Ramës, Bamir Topit dhe vëllai i ish ministres dhe deputetes së PS, Englantina Gjermeni. Artur Metani, që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, sipas PD, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shumë shkjeje, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë.

Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike.

“Pavarësia” e drejtësisë së “reformuar” me financimin bujar të taksapaguesve euro-atlantikë, varet vetëm nga:
1. Vëllai i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Eglantina Metani! ILD
2. Motra e ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku! KPK
3. Kunati i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Mimi Kodheli! KLP
* asnjëri prej tyre nuk është “tropojan” !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.