E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Hajrave: Video është bardh e zi
Publik News

Avokati i Hajrave: Video është bardh e zi

Avokati i anëtarëve të fisit Hajri, të akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jani Prengës, ka folur për mediat pas seancës gjyqësore ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për 5 të dyshuarit.

I pyetur mbi videon që ka tashmë në dorë policia, ku janë filmuar momente brenda garazhdit të resortit “Golden” në Shijak, avokati tha: “Fakti që mund të jenë ditën e ngjarjes apo jo në resort nuk provon asgjë. Pamjet filmike ishin të printuara në bardhë e zi e nuk dalloheshin. Prokuroria tha se do i sjellë në një moment të dytë. Por nuk solli asnjë provë, asnjë lloj përgjimi. Sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmime do i vërë në dispozicion gjykatës.”

Sipas raportimeve, në atë video shihen të akuzuarit teksa nxjerrin trupin e viktimës nga mjeti me të cilin kryen rrëmbimin dhe e vendosin në një tjetër mjet me të cilin e transportuan për ta groposur.

Leonard Hajri, i ati, Bajram Hajri, kushëriri i tyre, Elton Hajri, dhe Olsi Turja, akuzohen për pengmarrjen të drejpërdrejtë. Ndërsa Festim Bexhdili akuzohet që është personi që ka humbur trupin e Prengës.

Policia dhe prokuroria pretendojnë se këta persona kanë dalë në pamjet filmike që janë sekuestruar në garazhin e resortit ‘Golden’ por, të dhënat tregojnë se ata kanë mohuar pjesëmarrjen në ngjarje por kanë dhënë disa detaje përjashtuese nga krimi po jo nga dijenia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.