Avokati Sokol Hazizaj “zbërthen” dosjen e SPAK: Me këtë formë hetimi i bie të dënohet e gjithë qeveria
Berisha nuk është i pandehur
Avokati Sokol Hazizaj, ka deklarua se Sali Berisha nuk është i pandehur, por i dyshuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Jemi para një gjendje juridike, me tre subjekte, njeri kryeministër, ndërtues dhe pronar, janë marra masa sigurimi. Të tre janë pjese e lëndës së Gjykatës dhe prokurorisë së Posaçme, se mes tyre është Sali Berisha. Nëse ndikon apo jo një kryeministër apo ish-kryeministër në një akt ligjor, në optikën time është e vështirë, pasi e para për arsye të parashikimeve kushtetuese dhe kryeministri ka dhe statusin e deputetit.
Vendimet e Këshillit të ministrave janë kolegjialë dhe është pjesë e politikës dhe e veprimtarisë e organit të hetimit, dhe së treti, nëse shikon dispozitën penale për funksionaret publik, duket të shihet kur funksionari ku ka premtuar, ka marrë apo ka dhënë përfitime ndaj subjekteve, me shkaqe përfitimi personal. Berisha është peron nën hetim, dhe dyshimet. Masat janë në varësi të veprës penale që dyshohet. Edhe ndaj peronave në hetim merren masa sigurimi, në rastin konkret, të tre subjektet janë në hetim dhe jo të pandehur. Në rastin konkret, këtë treshe, e mban në kompetencë vetëm qenia e Berishës.
Për të parë pozicionin e Berishës, duhet parë nëse ka dhënë diçka Berisha dhe jo vendimi i këshillit të ministrave. Mënyra si është ngritur dyshimi, për mua është i gabuar. Nëse fillon se ngrihen dyshime ne raport me vendimet e këshillit të ministrave, i bie që qeveria të dyshohet dhe futen ne burg. I takon prokurorit të shikojë, ku ka kërkuar dhe ky ka vepruar Berisha dhe ku ka përfituar si individ.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



