E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baba Mondi mesazh për Ramën: Shumë mirë bëre per lojrat e fatit por tani…
Lajme

Baba Mondi mesazh për Ramën: Shumë mirë bëre per lojrat e fatit por tani…

Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj e vlereson shume pozitiv vendimin e fundit te qeverise, per mbylljen e lojerave te fatit dhe te basteve, por ka edhe nje mesazh per kryeministrin Rama.

“E vlerësoj këtë vendim nga kryeministri. Mbyllja e tyre është për të mirën e familjeve shqiptare. Lojrat e fatit janë të dënuara me ligj edhe me fe. Ato i mësojnë dembelë dhe i shkatërrojnë njerëzit. Por të hapen sa më shumë vende pune që të punësohen njerëzit”- ka thene ai.

 

Nderkohe, vetem tri dite me pare, pasi u njoftua vendimi i qeverise, reagoi kryegjyshi me kete deklarate:

“U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojrat e fatit. Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve. Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.