E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i kryeministrit britanik optimist: Boris do ja dali
Publik News

Babai i kryeministrit britanik optimist: Boris do ja dali

Stanley Johnson me te birin, kryeministrin e Britanise Boris Johnson

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik Boris Johnson thotë se djali i tij do ja dali të fitojë betejën me koronavirusin.

Në një intevistë për DailyMail, babai i Johnson ka thënë se djali i tij është rritur në një fermë të vogël dhe me ajër të pastër.

“Karakteri i djalit tim është formuar këtu dhe në një fshat të vogël që quhet Winsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet dhe duke punuar me kafshët”, ka thënë ai.

Më tej, 79 vjeçari Stanley Johnson ka thënë se djali i tij është rritur në kushte të vështira por është i fortë.

“Po dëgjoj vetëm në lajme sesi është gjendja e tij e nuk po informohem nga askush. Por ai është optimist, i qëndrueshëm dhe i fortë. Boris mund të mbështesë idetë e tij në faktin se kur ka qenë i vogël është rritur në një fermë, me kushte të vështira”, ka thënë Stanley Johnson, babai i kryeministrit të Britanisë Boris Johnson.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.