E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai ikën si gjyqtar i korruptuar, i biri  bëhet prokuror
Lajme

Babai ikën si gjyqtar i korruptuar, i biri bëhet prokuror

Skandali me Hektor Sinanajn dhe të birin

Korrupsioni dhe hajdutëria ka nisur të trashëgohet në Shqipëri.

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë që u shkarkuan si të korruptuar nga Vetingu apo që ia mbathën nga drejtësia sapo u ngushtua laku i Vetingut, kanë përgatitur terrenin, duke katapultuar fëmijët e tyre në Shkollën e Magjistraturës, për t’i bërë gjyqtarë dhe prokurorë.

Edhe pse prindërit e tyre janë damkosur për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash, KLGJ dhe KLP kanë kualifikuar fëmijët për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës, duke u vlerësuar si të ligjshme pasuritë.

Një nga rastet është edhe ai i gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj, i cili u shfaq disa ditë më parë me zë dhe figurë duke bërë pazare dhe shitur gjyqet, ndërsa u zbuluan edhe disa pasuri të tij të fshehura, produkt i korrupsionit me gjyqet.

Pas skandalit, Hektor Sinanaj dha dorëheqjen nga drejtësia, duke manipuluar edhe datën.

Por teksa Hektori ia mbathi me shpresën se do të gëzojë pasuritë e paligjshme dhe paratë e pazareve me gjyqet, djali i tij Skerdi Sinanaj është bërë gati për t’u bërë prokuror.

Pasi Hektori i madh i korrupsionit ka lëshuar çekiçin e drejtësisë, Hektori i vogël do të veshë pelerinën e zezë.

Skerdi Sinanaj e ka tashmë rrugën e shtruar. Ai mjafton të paraqitet në Prokurori dhe të kapë sa më shumë çështje me lekë. Pazaret dhe vendimet do t’i marrë Hektori, si ujk i vjetër, në mejhanet e Vlorës, siç ka bërë prej vitesh.

Nuk dihet ende nëse SPAK ka nisur hetimet kryesisht pasi emisioni Stop e kapi Hektorin duke bërë pazare me gjyqe, duke marrë para si ata kambistët tek Dollari dhe kthyer gjykatën e Vlorës në dyqan familjar./Nami

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.