E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bajram “Qylaxhiu” i dy punësuar, por s’paguan as detyrimet e pallatit
Lajme

Bajram “Qylaxhiu” i dy punësuar, por s’paguan as detyrimet e pallatit

Në një denoncim të papritur një qytetar akuzon presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për mospagesë të detyrimeve ndaj kompleksit “Rezidenca Diell” në Qerret të Kavajës.

Sipas denoncuesit në JOQ Albania, në një listë të përpiluar nga administratori i kompleksit, në mesin e banorëve me borxhe të papaguara figuron edhe emri i presidentit Begaj. Dokumenti, i cili disponohet nga JOQ Albania, nuk publikohet për arsye etike, pasi përmban emra të shumtë qytetarësh. Ai tregon se Begaj zotëron një apartament në godinën B të “Rezidenca Diell”.

Denoncuesi shtron pyetjen ironike: “Nëse vetë presidenti nuk paguan tarifat e administrimit, çfarë mund të presim nga të tjerët?”

Kjo nuk është hera e parë që emri i presidentit përfshihet në polemika. Pak kohë më parë, opozita e akuzoi atë se vazhdon të marrë rrogë si mjek në rrjetin privat “Acibadem”, edhe pse ligjërisht nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër gjatë mandatit presidencial.

Gjithashtu, gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë, Begaj u bë kryefjalë për “lëmoshën” që i kërkoi me përulësi, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një zyre të re, çka nxiti shumë reagime në rrjetet sociale.

Në këto kushte, pyetja mbetet: a do të jetë fatura e pallatit të ri presidencial një “dhuratë” nga ndonjë mik nga Anadolli?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.