Bajrami i merr 1 pikë Çekisë

Shqipëria ka marrë një pikë të artë në rrugën për në Euro 2024, teksa barazoi 1-1 në “Pragë”, në “Fortuna Arena”, ndaj Çekisë. Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me shumë dëshirë për të sulmuar, teksa në minutat e para Seferi nuk mbërriti dot një top të ardhur nga krahët, ndërsa pak më pas një iniciativë e Cikalleshit nga krahu i majtë, edhe pse offside, shqetësoi jo pak portën kundërshtare.

Shqipëria ka barazuar pas 97 minutave me shifrat 1-1 ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Një supergol i Nedim Bajramit në minutën e 66-të, ka vendosur baraspeshën.
Kujtojmë se Çekia kaloi në avantazh në minutën e 56-të me Cerny.
Shqipëria menjëherë në sulm, në kërkim të golit të përmbysjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



