E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BALLO shqiptare  PA MASKA
OP-ED

BALLO shqiptare PA MASKA

 Ylli  Pango

Tani të gjithë po vallzojne pa maska. Politikanë, analistë, bankierë, biznesmenë, mediabërës, “akademikë”. Së fundmi janë flakur tej edhe maskat. Maskat e të gjitha llojeve.

Maskat Moral, maskat Virtut, maskat Antikorrupsion, maskat Drejtësi, (gjyqtarë e qyqarë), maskat Paanshmeri analistash, maskat Demokraci…etj etj. Tani të “gjithë”e dimë kush është tjetri, ai,ajo, ata.

Të gjithë, e dinë kush janë “të gjithë”. Tani, ..të gjithë vallzojnë hapur pa maska dhe publiku i duartroket ashtu si janë,.. pa maska. Dirigjuar nga regjisorë politikë, po pa maska.

Është si te fenomeni gjithnjë në zhvillim në futboll, ku dihet se shiten shumë ndeshje, por publiku sërish i ndjek, në stadium,në TV, me pult në dorë(si emisionet opinione) i duartroket, bën tifo. Se prapëseprapë jemi tifozë. Kemi nevojë për adrenalinë gjithsesi.

Vallzimi, ballua pa maska është bërë vallja e shqipeve. Apo anasjelltas? Te gjithë dorë më dorë hedhin vallen pa maska, ballon e korruptës së hapur. I gezohemi ditëve që sollën partitë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.