Balluku merr fjalën në Kuvend, opozita habit me veprimin urgjent
Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku u ngjit në foltore për të folur për herë të parë në Kuvend, pas marrjes së saj nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Fjalimi i saj u prit me tension në sallën e Kuvendit, duke reflektuar klimën e ashpër politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Sapo Balluku mori fjalën e saj, deputetët e opozitës menjëherë u ngritën nga vendet dhe dolën drejt daljeve të sallës, duke braktisur seancën plenare në shenjë proteste.
Zv.kryeministrja, e cila mban edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, vazhdoi fjalimin e saj duke u përqendruar në çështjet e sektorit që ajo drejton, megjithëse mungesa e opozitës u duk qartë në sallë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



