Balluku: Na presin një sërë sfidash me strategjinë e shërbimit inteligjent
Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3”, është shprehur se strategjia e shërbimit inteligjent do të jetë një nga prioritetet e qeverisë.
Sipas Ballukut kjo do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe do të krijojë frymën e bashkëpunimit me biznesin dhe fushat e tjera.
Ajo theksoi se kjo do të jetë sfida e viteve në vazhdim, për tu përballur me tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.
“Strategjia e shërbimit inteligjent do të jetë një prioritet. Qeveria e ka përqafuar këtë qasje të veçantë, duke besuar se na ofron zgjidhjen për të zhvilluar ekonominë në mënyrë inteligjente dhe për të krijuar frymë bashkëpunimi me biznesin.
Pas një periudhe post covid asnjë shtet nuk ka qenë imun nga goditja e pandemisë. Ka ardhur momenti që nga pësimet të nxjerrim mësim duhet të rriten kapacitetet e burimeve njerëzore për të përballuar sfidat.
Tashmë kemi një sërë sfidash deri në miratimin e kësaj strategjie , por sfida më të mëdha do vijnë pas kësaj.
Implementimi shpeshherë bëhet i pamundur se na duhet të thyejmë disa barriera. Pavarësisht se krijojmë ligje të mira nuk arrijmë do të implementojmë.
Sot kemi një meteodologji që do ta bëjë implementimin më të lehtë.
Përveç implementimit kemi të tjera sfida.
Kjo besoj se do të jetë sfida e viteve në vazhdim, për tu përballur me tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.
Specializimi inteligjent është një nga pikat kryesore në agjendën e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



