E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku në SPAK, mediat kryesore në zi
Humor

Balluku në SPAK, mediat kryesore në zi

Një heshtje e rëndë ka pllakosur redaksitë shqiptare sot. Nga “analistët” e mëngjesit tek “opinionistët” e darkës, nga portalet që bënin lajme për “mbretëreshën Belindë” e deri te faqet e memeve, të gjithë janë në zi.

Një pjesë e mirë e ekosistemit mediatik që për vite kishte jetuar me “oksigjenin” e fushatave të saj, ka mbetur pa frymë. Nga portalet që lavdëronin çdo inaugurim kablli si “projekt transformues”, te faqet që e shndërruan në “ikonë të humorit të butë qeveritar”, të gjithë duket se po ndiejnë mungesën.

Thuhet se shuma të konsiderueshme reklamash e “bashkëpunimesh” përfshinin jo vetëm mediat tradicionale, por edhe ato të rejat, madje edhe faqe memesh, të cilat prej kohësh kishin kaluar nga ironia ndaj politikës në shërbim të pushtetit. Sot, ato faqe qajnë me postime të zymta: pa burim, pa buxhet, pa “Belindë”.

Në Tiranë, disa kujtojnë se ky model nuk lindi me Ballukun. Erion Veliaj, i njohur për marrëdhënien e ngrohtë me “opinionbërësit me kontratë”, e kishte kthyer këtë praktikë në industri të përpunuar, ku çdo kritikë fshihej pas ndonjë tenderi për “komunikim publik”. Balluku thjesht e përsosi më tej “artin”, duke e zgjeruar edhe më tej.

Në fund, mbetet pyetja që askush s’guxon ta bëjë me zë të lartë: kush do t’i blejë tani mediat? Sepse sot, me emrin e saj në listat e hetimeve, shumë redaksi janë përballë një realiteti të frikshëm. Nëse SPAK vazhdon kështu, kush do t’i dërgojë më “artikujt me porosi”? Sepse pa Ballukun e Veliajn, gazetaria shqiptare rrezikon të bëhet… e lirë. Dhe kjo, për shumëkënd, është tragjedi.joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.