Bamir Topi: Gara në PD u hap për Bashën, rikthimi i tij është i sigurt
Në komentet e tij në News 24, ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka thënë se në zgjedhjet gjatë këtyre viteve nuk ka pasur programe. Ai gjithashtu ka folur për fitoren e kryeministrit Edi Rama në tre zgjedhje, duke thënë se ai fitoi me timon, dajre dhe tepsi. Topi gjithashtu e ka cilësuar të sigurt rikthimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Për Sali Berishën, ai tha se ai ka artikuluar në vitin 2005 se nëse fitonte zgjedhjet e përgjithshme, do të bënte zgjedhje për të vendosur dikë tjetër në postin e kryeministrit. Topi gjithashtu ka thënë se nuk ka nevojë për programe për të drejtuar vendin, kur gara është e hapur për t’u fituar nga Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



