E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bamirësi Arbër Hajdari, biznesmen i madh që 19 vjeç
Publik News

Bamirësi Arbër Hajdari, biznesmen i madh që 19 vjeç

Dhjetra qytetarë të Tiranës janë ankuar në mesnatës e së Shtunës, duke u gdhirë e diela (5 shtator 2021) në Sallën Operative të Policisë së kryeqytetit për një zhurmë ahengu që mbërrinte nga zona e Pallatit të Brigadave, e cila u prishi qetësinë e natës, si edhe vinte në kundërshtim me Aktin Normativ të qeverisë, e cila bllokon aktivitetet pas orës 11 të mbrëmjes për shkak të pandemisë Covid-19.

Policia, për më shumë se dy orë po e kërkonte “në drejtim të paditur” burimin e kësaj zhurme, derisa ahengxhinjtë vendosën vetë të mbyllnin muzikën.

Media online zbuloi se muzika e lartë, në shkelje të Aktit Normativ, vinte nga ceremonia e  fejeses së Arbër Hajdarit, drejtues i fondacionit bamirës “Fundjavë Ndryshe”, njëkohësisht djali i Shkëlqim Hajdarit, një ish-prokuror i cili tashmë është zyrtar i lartë në qeverinë “Rama”.

Policia e Tiranës mbylli sytë përpara kësaj shkeljeje flagrante, duke mos dashur të penalizojë “miqtë e kryeministrit Edi Rama”, babë e bir Shkëlqim dhe Arbër Hajdari.

Hajdari i madh është emëruar Kryeinspektor i të gjithë inspektorateve qeveritare në Qershor 2016, sapo dha dorëheqjen nga pozicioni i prokurorit, vetëm pak para se të niste procesi i Vetingut.

Ndërsa Hajdari i ri, drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” ka shpeshtuar daljet publike në krah të Ramës, sidomos pas tërmetit të 26 Nëntorit. Madje, ai ishte në krah të kryeministrit edhe në pritjen e refugjatëve të parë afganë në Shqipëri.

Arbër Hajdari rezulton të jetë edhe një biznesmen i madh.

Ai është pronari kryesor i Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor “Arbër Products”, të krijuar në vitin 2013.

Arbër Hajdari, i datëlindjes 1994, në kohën e krijimit të biznesit ishte vetëm vetëm 19 vjeç dhe natyrisht, ai personalisht nuk kishte asnjë mundësi reale financiare për të investuar në këtë sipërmarrje të madhe.

Në foto: Ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit e shoqërisë “Arber Products”

Shoqëria është krijuar me të ardhurat e babait të tij, Shkëlqim Hajdari, në atë kohë Drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, i cili ka investuar mbi 100 milionë lekë (të vjetra) për biznesin e djalit të tij të vogël.

Të dhënat zbulohen në deklaratat e pasurisë, të dorëzuara nga Shkëlqim Hajdari pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Në vitin 2012, Shkëlqim Hajdari, i cili ishte shef në Prokurorinë e Apelit të Tiranës, deklaron “investime në fermën e bagëtive të imta në Tujan, në emër të Arbër Hajdarit”, në shumën 16 milionë lekë (të vjetra).

Në foto: Deklarata e pasurisë së Shkëlqim Hajdarit për vitin 2012

Një vit më pas, babai-prokuror deklaron investim në vlerë 100 milionë lekë (të vjetra) për biznesin e Arbër Hajdarit.

Si burim për këtë investim, prokurori i asaj kohe, Shkëlqim Hajdari, deklaron 50 milionë lekë të vjetra nga të ardhurat familjare dhe 50 milionë lekë të tjera grant nga Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.