Bamiri kritikon si bamirës…
Ylli Dylgjeri
Më në fund një ish president
i vëndit arrin të formulojë një kritikë në një gazetë patronazhiste për Edvin Ramën.
Lidhur me kryeministrin Rama, ish presidenti Topi deklaroi se Ai tani “fluturon” lart me të gjithë pushtetet që ka, por duhet të fillojë të mendojë se si do ta ulë avionin, pa shkaktuar kosto për vendin”. Por Topi akoma si llogarit kostot e derisotme të Kryeministrit kur dihet që Rama sa herë që fluturon kosto e dallavere prodhon. Rama fluturon me dallavere jo vetem në pushtet por edhe me avionin që fluturon vetë.
Por Bamiri nuk e thotë të plotë shprehjen që është në kësi rastesh: fluturon me presh në by…
ose fluturon, fluturon…gomari! Edhe Bamiri bën bamirësi kur nuk është në qeveri. Sepse Bamiri është mesfushor, herë pas herë ja bën edhe me dorë Ramës.
E mban hapur një derë dhe mban mbushur një gotë. Ndryshe nga ish Presidentët e tjerë të këtij vëndi që ose i ka futur në burg Rama, ose ka zënë gjumi i pleqërisë, ose ja kanë mbyllur gojën pazaret me qeverinë për punësimin e familjarëve. Nëse mëndja s’është e hapur mbaj gojën mbyllur – thotë një filozof. Këtu nuk kam parasysh Presidentin në detyrë, që vazhdon të marrë për qetësim valiume e nuk është i asaj pune. Gjynah ky vend. Mban në krye të vendit njerëz që janë ose satelitë ose invalidë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



