E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banda e hajdutëve të qeverisë qenka zgjuar e mërzitur dhe inatosur! Kanë arsye të forta…
Publik News

Banda e hajdutëve të qeverisë qenka zgjuar e mërzitur dhe inatosur! Kanë arsye të forta…

Banda e hajdutëve të qeverisë qenka zgjuar e merzitur dhe inatosur! Kane arsye te forta, s’kane faj sepse:

1. Mashtrimet propagandistike nuk i ha me as qeni!

2. Shqiptaret ua kane hequr vizen dhe nuk u besojne me, sepse kane 7 vjet qe i mashtrojne, i vjedhin dhe i lene ne meshire te fatit!

3. Kane frike se pas 25 prillit, shume prej tyre do te perballen me drejtesine, per vjedhje e mashtrime. Prandaj jane turrur si te cmendur. Shihini sa te deshperuar jane, ne perpjekje per te mbrojtur deshtimin e tyre.

Kane 7 vjet qe i genjejne shqiptaret dhe sot shpresojne se do te mund te vazhdojne prape ti mashtrojne per ti vjedhur.

Sot shqiptaret e dine fare mire se kush nuk mashtron dhe nuk vjedh, per Edi Ramen fle!

Edi Rama eshte e shkuara e erret e ketij vendi, shqiptaret sot kane me shume se kurre nevoje per modele suksese. Nje politikan matet nga veprat dhe jo nga fjalet!

Basha ndertoi Rrugen e Kombit, ndersa Rama i vendosi traun!

Basha luftoi per Shqiperine ne NATO, ndersa Rama e ktheu Shqiperine ne delen e zeze te Europes, me krim dhe korrupsion, trafiqe dhe me e renda futi ne parlament dhe qeveri, trafikante e kriminele.

Basha liberalizoi vizat duke plotesuar endrren e miliona shqiptareve, ku te rinjte jane perfituesit me te medhenj, ndersa Rama i coi ne emigrim rreth 200 mije te rinj.

Basha punoi per pavaresine e Kosoves ndersa Rama per fuqizimin e Serbise ne rajon dhe Europe.

Basha projektoi Tiranen moderne dhe europiane, ku nisi ndertimi i Bulevardit te ri, kthimi i lumit te Tiranes nga vend depozitim plehrash ne nje oaz per banoret e zones, ndertoi rruge, parqe dhe i dha dimension europian qytetit.

Rama dhe Veliaj nderkohe betonizuan Tiranen, u moren pronen pronareve dhe ua dhane klienteve te tyre. Tirana u shnderrua ne lavatrice te pastrimit te parave, sepse per ta rryfsheti vjen i pari!

Ne qeveri dhe opozite Lulzim Basha u angazhua per te pershpejtuar rrugen europiane te Shqiperise. Ndersa Edi Rama ia dorezoi Shqiperine krimit te organizuar dhe 10 oligarkeve!

Ne 7 vjet Rama e ngadalesoi dhe krijoi cdo dite e me shume pengesa per celjen e negociatave.

Per keto arsye e shume te tjera, Rama dhe banda e tij ne pushtet eshte e tmerruar. Edi Rama ben mire te gjeje ndonje avokat te zot dhe ti lere shqiptaret te ecin ne rrugen e progresit dhe zhvillimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.