Banka e Shqiperise, drama e nje institucioni të keqpërdorur nga politika
Kaluan tre vjet nga ngjarjet në Bankën e Shqipërisë, te cilat filluan me raportimin e nje vjedhje ne Departamentin e Thesarit nga vetë institucioni, të ndjekura, pas skandalit dhe indinjatës që pasoi në public, edhe me arrestimin e 19 punonjesve, perfshi edhe drejtues te niveleve me te larta.
Per cdo shtet serioz, nje ngjarje e tille, në institucionin që përbën zemrën e sistemit ekonomiko-financiar te vendit, do te motivonte klasën drejtuese shtetërore dhe do te bente të pashmangshëm, për hatër të interesit kombëtar, nje hetim te gjithanshem parlamentar per te zbuluar rrenjet e problemeve dhe garantuar mosperseritjen e tyre ne te ardhmen, dhe reformimin themelor te institucionit
Por cfare ndodhi ne te vertete ne Shqiperi, një vend anëtar i NATOS dhe që aspiron të bëhet vend anetar edhe i BE-se? Pervec “ngrefosjes” ne Komisioninin e Ekonomise dhe Financave, ne nje dueli personal ndermjet kryetarit te ketij komisioni dhe ish-Governatorit, gjithcka u “fashit” si nje “flake kashte”.Ironikisht, I vetmi I pafajshem, rezulton te jete ish-Governatori, personi që e dominoi këtë institucion për nëntë vjet, ndërkohë që gjithë të tjerët jane fajtorë, perfshi ne menyre absurde edhe ish-Inspektoren e Pergjithshme, ne nje rast të paprecedent për drejtësinë nderkombetare, ku nje auditues pergjigjet ligjërisht per mosparandalimin e nje vjedhjeje, nderkohe që institucioni ka pasur struktura dhe organika te plota të kontrolleve të brendshme të sigurisë, administrimit, dhe kontabilitet-finances.
Praktikisht ish-Governatori u “dënua” vetëm me “shkarkim” për mbështetjen financiare që I dha ish-qeverisë Berisha me shitblerjen e Hotel Dajtit, në këmbim të mandatit të tij të dytë si Governator, por askush në Shqipëri nuk u kujtua ta hapte diskutimin parimor mbi shkeljen trashanike të parimit themelor të ndalimit të financimit të qeverisë nga banka qëndrore. Mos-hapja e ketij debati intelektual dhe parimor për qeverisjen demokratike të vendit do të thotë ofendim për popullin dhe demokracinë shqiptare.
Ne te vertete “bashkefajtoret” që shkaktuan situaten katastrofike institucionale ne Banken e Shqiperise ishin anetaret e Keshillit Mbikeqyres, persona që vendin e anëtarit në këtë këshill e gëzonin si “favor” apo “nder” në sajë të lidhjeve të tyre me politikën. Anëtarët e këtij këshilli në mënyrë të papërgjegjshme miratonin vendime pa fund për t’i njohur vetes “kompensime” dhe “privilegje” të pajustifikuara, por cuditerisht “ishin të verbër” të konstatonin mangësitë e kuadrit të brendshëm rregullativ të institucionit.
Në mënyrë hipokrite, dhe për të amnistuar vetveten ata miratuan krijimin e Komitetit të Auditit vetëm pas ngjarjes së vjedhjes në thesar në Korrik 2014, ndonëse krijimi I tij kishte vite që kërkohej si nga FMN, ashtu edhe nga Inspektorja e Pergjithshme. Nëse Komiteti I Auditit do të ishte krijuar në kohë, sot edhe ngjarja e vjedhjes në Thesar do të ishte parandaluar, por edhe anëtarët e këtij këshilli do të duhet të ishin para bankës të të akuzuarve, dhe jo elektricistet, marangozet, dhe hidrauiliket, qe u dënuan si “nëpunës zyrtarë” për shpërdorim të detyres publike.
Ne vend qe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës se Shqipërisë, pas ngjarjes te ndalej dhe te analizonte faktoret e rrezikut qe e cuan kete institucion ne buze te kolapsit, ne menyre te habitshme ata shpallen bashkepunimin me drejtesine, thua se Kushtetuta shqiptare apo Kodi i Procedures Penale I njeh Bankes se Shqiperise ndonje rol ne hetimin e veprave penale.
Ne menyre te cuditshme, media, opinioni public dhe disa politikanë, shfaqen nje “indinjatë dhe revoltë te papërmbajtur” per nje vjedhje qe u quajt e rëndomtë dhe ordinere, por nuk pati asnjë reagim lidhur me zërat për shperdorime të fondeve publike me procedurat jo-transparente te prokurimit, abuzimet me të cilat thuhet se tejkalojnë shumëfish shumën e vjedhur.
Ky institucion vazhdon të mbetet edhe sot “një depo punësimi” për njerëzit me profil politik apo me influencë ne boten e biznesit, në një situatë institucionale që nuk ekziston as në vendet afrikane. Qeveria dhe opozita në Shqipëri kanë deklaruar një pakt për refomën kushtetuese, që pritet të vihet në zbatim pas konstituimit të qeverisë së re, ndërkohë që vetë qeveria ka shpallur një program të reformës administrative për institucionet që varen prej saj.
Është e vërtetë që banka qëndrore gëzon autonomi administrative nga Qeveria, por kjo e fundit, nëse është e sinqertë në qëllimet dhe objektivat e saj për ndërtimin e një shteti të bazuar në modelet perëndimore, ka përgjegjësinë kombëtare dhe detyrimin kushtetues të udhëheqë opinionin publik dhe të ndërrmarë iniciativa ligjvënëse që duhet t’I rikthejnë Bankës së Shqipërisë legjitimitetin e munguar demokratik.
Ngjarjet e vitit 2014 dëshmuan se Banka e Shqipërisë nuk ka qenë kurrë e pavarur, përkundrazi ajo ka qenë e varur nga të dyja krahët e politikës.
Situata në këtë institucion nuk ka ndryshuar edhe pas improvizimit në krye të saj të një Guvernatori të panjohur nga publiku dhe bota akademike, para se cuditërisht të propozohej për këtë funksion nga ish-Presidenti Nishani, i ardhur nga drejtimi ekzekutiv I bankave private, pjesë e qerthullit të interesave financiaro-politike të sistemit bankar shqiptar.
Kombi shqiptar duhet ti dalë për zot mbrojtjes së interesit të tij demokratik dhe financiar, dhe për këtë arsye Banka e Shqipërisë duhet të pushojë së qeni “oborri I pasmë I politikës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




