E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Laçit i ankohen Bashës, ja apeli i nënës me 4 fëmijë
Publik News

Banorët e Laçit i ankohen Bashës, ja apeli i nënës me 4 fëmijë

Banorët e Laçit që janë dëmtuar nga tërmeti, përveçse janë jashtë, po vuajnë një situatë të rëndë humanitare. Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot, se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë.

 

“As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë zotit Basha një banor tjetër i dëmtuar nga termeti.

Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të.

“Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë aanjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush ska ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar.

Zoti Basha u ndal pas mesditës së sotme në Laç, një nga zonat e goditura nga tërmeti, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga institucionet. Banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Gjithashtu nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.