E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Barbarët që shembën historinë
Publik News

Barbarët që shembën historinë

Ai hidrovori që miratuan dje fët e fët në KKT, si godinë Teatri Kombëtar është një provë me vlerë të dyfishtë.

Një provë të vërteton ligjërisht se shëmbja e godinës ekzistuese pa një projekt të ri ishte dhe mbetet E PALIGJSHME. Është provë e paligjshmërisë në marrjen e vendimeve.

Por është edhe provë që vërteton se populli i Tiranës i mbështeti politikisht dhunuesit e trashëgimisë historike. Nuk është vetëm Teatri, por gjithë Tirana historike u shuajt nga faqja e dheut me mbështetjen politike të popullit të Tiranës.

Për të qenë korrekt fare, gati 1 në 2 Tiranas mbështeten shëmbjen e Teatrit shembjen e historisë dhe shembjen në dru të çdo protestuesi që doli në mbrojtje të tyre.

Na pëlqen apo jo (mua jo për vete) ky është fakti politik i ulur këmbëkryq në Tiranën e 20 viteve të fundit.

Kam vetëm një keqardhje për të gjithë ata që u dhunuan barbarisht, kundër reagimit të barbarëve që shembën historinë.

Përndyshe e meritojmë qeverinë që kemi. E meritojmë që të kemi hidrovor (se Turbinën e kemi tashmë) në vend të Teatrit!
Meritojmë kulla në vend të shtëpive karakteristike të qytetit!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.