Barcelona barazon ndaj Real Madridit
Barcelona dhe Real Madrid janë ndarë në barazim 1-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Katalanët këtë ndeshje e nisën pa Lionel Messin, të cilin trajneri Ernesto Valverde e la në stolin rezervë, për ta futur vetëm në pjesën e dytë.
Goli i Barcelone
Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për miqtë nga Madridi, që kaluan të parët në avantazh 0-1 me golin e shënuar nga Lucas Vasquez.
Vazhdimi i ndeshjes i takoi Barcelonës, që përveç dominimit kishte edhe rastet më të mira të shënimit.
Vuajtjes së gjatë i erdhi fundi në minutën e 57’ kur Malcom realizoi duke barazuar rezultatin 1-1.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



