Barcelona merr ofertë të majme për ‘yllin’ e skuadrës
Barcelona kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Malcom.
Dy klubet nga Kina Dalian Yifang dhe Shangahi SIPG, kanë shprehurd interesim për transferimin e sulmuesit brazilian.
Dy skuadrat kineze janë të gatshëm që të paguajnë deri në 60 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Malcom që për shkak të minutave të pakta po kërkon largimin nga “Camp Nou”.
Kujtojmë që Barcelona gjatë verës së kaluar pagoi plot 40 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



