Barcelona në festë, Lionel Messi zbret në fushë
SPANJË– Barcelona po kalon momente gëzimi, pasi ka një arsye shumë të fortë. Lionel Messi, i dëmtuar pak ditë më parë në sfidën ndaj Sevijas, sot ka zbritur në fushë duke u bashkuar me skuadrën.
Argjentinasi kaloi 10 ditë jashtë skuadrës katalanase. Qëndrimi i tij jashtë fushe i kushtoi humbjen e dy sfidave të rëndësishme si “El Clasicon” në Spanjë dhe ndeshjen në Ligën e Kampionëve përballë skuadrës së Interit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



