E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardh Spahia  për protestën e 3 marsit: Shkodra është gati
Politikë

Bardh Spahia për protestën e 3 marsit: Shkodra është gati

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, gjatë një takimi me grupseksionin e PD-së në Shkodër, ka bërë me dije se Shkodra është gati që t’i bashkohet protestës së madhe të opozitës me 3 mars.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, pseudoreformat, diskriminimi politik i Shkodrës dhe veriut në tërësi, skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë thelluar krizat, rritur varfërinë dhe shtuar ikjet e shqiptarëve, ndaj dhe është koha është për t’i thënë ndal regjimit të Edi Ramës.

“Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 marsit në kryeqytet.

Organizimi qytetar ashtu si edhe ai politik është mbresëlënës, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se qytetarët e duan me ngulm ndryshimin. Me strukturat drejtuese dhe anëtarët e Grupseksionit 3/3 të Partisë Demokratike analizuam gjendjen, në të cilën ndodhet sot kryeqendra e veriut dhe e gjithë Shqipëria.

Pseudoreformat, diskriminimi politik i Shkodrës dhe veriut në tërësi, skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë thelluar krizat, rritur varfërinë dhe shtuar ikjet e shqiptarëve. Koha është për t’i thënë ndal, prandaj të gjithë të bëhemi bashkë në 3 mars, në protestën e madhe që qytetarët do të kenë kundër regjimit të Edi Ramës.

Mirënjohje çdo qytetari dhe demokrati shkodran që nuk dorëzohen përballë asgjëje”, ka deklaruar Bardh Spahia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.