E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi, Bylykbashi dhe Vasili dalin bashkë në konferencë: Tani që kërkuam hapje 100% të listave
Publik News

Bardhi, Bylykbashi dhe Vasili dalin bashkë në konferencë: Tani që kërkuam hapje 100% të listave

Bylykbashi, Bardhi, Vasili

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, bashkë me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin e LSI kanë dalë në një konferencë për shtyp lidhur me hapjen e listave.

Sipas Bardhit, “maska e Edi Ramës tani ka rënë” pasi PD ka kërkuar hapjen 100% të listave pa prekur koalicionet.

“Maska e Edi Ramës ka rënë. Sipas Ramës 100 deputete i zgjedh kryetari dhe 40 populli.

Si një humbës dhe frikacak po përpiqet të zhbëjë marrëveshjen e 5 qershorit me pretekstin e hapjes së listave. Tani i ka ikur gjuha, doli zbuluar para qytetarëve dhe partnerëve si mashtrues dhe frikacaku më i madh në vend. Tani e shohin të gjithë që hapja e listave ishte lojë për të dëmtuar koalicionin opozitar”, tha Bardhi.

“Në parim një kryeministër bashkë me ca të tjerë që vidhnin votën e qytetarëve, u bënin presion, e shisnin e blenin, s’mund të flisnin në emër të tyre. Por ky ishte pazar brenda parlamentit. Donin të heqnin koalicionet sepse kalicioni opozitar është fitues”, tha ndërkaq Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.