E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi i përgjigjet Bashës: Pushteti i Ramës nuk rrezikohet nga divani
Lajme

Bardhi i përgjigjet Bashës: Pushteti i Ramës nuk rrezikohet nga divani

Më mirë ndez tymuese sesa rri në shtëpi

I pyetur nga gazetarët, Bardhi tha se nuk kam ndezur tymuese, por u shpreh se më mirë të ndez tymuese në Kuvend sesa të qendroje në shtëpi.

Sipas tij, kjo është një formë e aksionit opozitar, duke theksuar se pushteti i Ramës nuk rrezikohet nga divani i shtëpisë.

Bardhi: Së pari unë nuk kam ndezur tymuese, por më mirë ndez tymëse sesa rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar për të shkuar në seancë plenare, ndërsa Basha mendon se dëm Edi Ramës mund ti bëjë duke qëndruar në shtëpi

Unë kam zgjedhur formën e përballje me Ramën. Basha mund të mos jetë dakord me këtë formë, por duhet ta gjejë vetë një formë përballje me Edi Ramën., Unë nuk di që duke qëndruar në shtëpi ti përballesh me regjimin e Ramës dhe je duke rrezikuar pushtetin e tij nga divani i shtëpisë.

Sa i takon i interesit tim personal, ekzaktësisht nuk do të luaj për interesin tim personal, kam mbajtur qëndrim që nuk i kanë pëlqyer zotit Basha, por qëndrimi im ka patuar dhe ka një qëllim, interesin e demokrateve dhe opozitës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.