E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi i sqaron Spiropalit mosbindjen civile: S’është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës e krimit të organizuar!
Lajme

Bardhi i sqaron Spiropalit mosbindjen civile: S’është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës e krimit të organizuar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, mbi atë se çfarë shpreh dhe shfaq ‘Mosbindja Civile’.

Përmes një statusi në platformën sociale X, Bardhi i kujton Spiropalit se ‘Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës’.

Duke ironizuar ‘filozofimin’ e Spiropalit mbi togfjalëshin dhe kuptimin e ‘mosbindjes civile’, Bardhi shkruan se ajo nuk do të thotë t’i ulesh në gjunjë gjithashtu krimit të organizuar.

Reagimi

Bardhi i përgjigjet reagimit të Spiropalit: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit, se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”!

Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!

Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.