E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Opozitës para mbledhjes së  Reformës Zgjedhore!
Lajme

Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Opozitës para mbledhjes së Reformës Zgjedhore!

Gazmend Bardhi do të mbledhë sot grupin parlamentar të PD-së. Me anë të një mesazhi, Bardhi ka  njoftuar të gjithë deputetet se mbledhja do të bëhet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.

“E premte, ora 10:00, do te zhvillojmë mbledhjen e Grupit, në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Ndërkohë një orë më vonë, në 11:00 po në Kryesinë e Kuvendit është njoftuar mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Nuk dihet nëse deputetët e PD së Rithemelimit dhe ata që mbështesin Gazment Bardhin do të pengojnë zhvillimet e këtij komisionit, por nisur nga zhvillimet e fundit, nuk përjashtohet edhe skenari i bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë që opozita prej tetorit të vitit të kaluar është në aksion dhe nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.